Ballina Shqiperia ime Aksident në rrugën e Kombit, plagosen rëndë 6 persona

Aksident në rrugën e Kombit, plagosen rëndë 6 persona

Një aksident i rëndë është shënuar në rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen.

Mesohet se 2 automjete, një fuoristradë dhe një autoveturë, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të 6 personave.

Katër prej të plagosurve janë gra, të cilat udhëtonin me autoveturën. 

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.