Ballina Shqiperia ime Aksident ne Levan-Tepelene, 3 te plagosur

Aksident ne Levan-Tepelene, 3 te plagosur

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi K. A. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar 3 pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.