Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.
Si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrehanave.