Ballina Uncategorized Aksident ne Levan -Fier, 4 te plagosur

Aksident ne Levan -Fier, 4 te plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Levan-Fier, në vendin e quajtur Çesma e Levanit, ku janë përplasur kokë më kokë dy automjete tip Toyota. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit nga dy autoambulanca. Gjendja shëndetësore e të plagosurve ende nuk dihet, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekspertët për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun, pasi njëra prej korsive është bllokuar, duke shkaktuar radhë kilometrike.