Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat në Kashtebardh, ku është përfshirë një autobot i mbushur me karburant dhe një mjet bujqësor.Drejtuesi i automjetit, Petro Piti, ka mbetur i bllokuar, ndërsa siç duket edhe në pamje qytetarët dhanë ndihmë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit.
Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.
Zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa rruga është bllokuar pasi është e lagur me karburant.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues shtetasin P. P., është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin A. T.
Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin A. T., në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.