Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Seman, në fshatin Topojë, ku një automjet tip Mercedes-Benz ka përplasur për vdekje një banor te zones Vladimir Sema, rreth 60 vjeç, i cili po udhëtonte me motomjetin e tij. Sipas banorëve, automjeti ishte futur në parakalim dhe i bllokoi krahun viktimës, duke e hedhur atë në një kanal pranë rrugës. Banorët e fshatit janë të indinjuar pasi ky nuk është rasti i parë i aksidenteve në këtë zonë.