Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fier në orët e para të mëngjesit, me pasojë një të vdekur.
Mësohet se një makinë e marrë me qira ka përfunduar jashtë rruge, në Krutje, vendi i quajtur “Sheshpushimi i shoferit”.
Fillimisht mjeti është përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas me një strukturë betoni e muri anësor të një kanali aty pranë.
Viktima është shoferi i mjetit, i cili është ende i paidentifikuar.