Ballina Bota Aksident i rëndë në Francë, 7 të vdekur dhe 2 të plagosur

Aksident i rëndë në Francë, 7 të vdekur dhe 2 të plagosur

Shtatë persona, përfshirë pesë të rinj, vdiqën në një aksident automobilistik sot pranë qytetit verilindor francez të Chartres.

Sipas informacioneve, një makinë në të cilën ndodheshin pesë të rinj është përplasur kokë më kokë me një automjet tjetër ku ndodhej një çift të moshuar (85 dhe 90 vjeç).

Më pas, makina me pesë të rinjtë është përmbysur dhe pasi ka goditur një mjet tjetër, duke plagosur dy personat që udhëtonin, ka shpërthyer në flakë. Dy të moshuarit vdiqën, ashtu si edhe pesë të rinjtë, rreth 20 vjeç, të cilët nuk janë identifikuar ende.

Të plagosur kanë mbetur një 23 vjeçare dhe 21 vjeçare.