Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në superstradën Milot-Laç.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të superstradës me Rrugën e Kombit.Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.
Viktima është identifikuar si Ded Tosku, 60 vjeç, i cili po lëvizte me një mjet bujqësor.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Laç”, janë përplasur mjeti kamion me drejtues shtetasin Sh. B. dhe mjeti me drejtues shtetasin D. T.
Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi D. T., rreth 65 vjeç.
Me drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. B., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.