Një 45-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte.Mediat greke shkruajnë se burri ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me dy shtylla elektrike dhe më tej ka përfunduar në një shpat mali.
Hetuesit janë në vendngjarje dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.