Tirana dhe Gjeneva lidhen tashmë direkt me kompaninë Air Albania. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zgjeron kështu mundësitë e lidhjes ajrore midis Shqipërisë dhe Evropës.Nisja e fluturimit të parë me avionin “Migjeni” u inaugurua me një ceremoni të veçantë, me surpriza për pasagjerët në këtë udhëtim.
Shtimi i këtij destinacioni të ri, është një tregues i rëndësishëm se Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës vazhdon të forcojë pozicionin si pikë kyçe ajrore në rajon
Pervittorio, Drejtor Operacionali TIA: Jemi të lumtur që tashmë kemi një destinacion të ri. Është kënaqësi që këtë fluturim po e kryen kompania jonë shtetërore. Është vetëm një nga shumë fluturimet e reja që Air Albania po planifikon këtë vit. Flota po rritet. Siç mund ta shihni përreth, në aeroport po ndërtohet me ritme të shpejta. Zgjerimi i aeroportit dhe rritja e kapacitetit të pasagjerëve është një hap i rëndësishëm, veçanërisht me ambientet e reja të parkimit. Të arrish 12 milionë pasagjerë është një arritje dhe objektivat tanë për këtë vit është që të presim më shumë pasagjerë.
Albania është e përkushtuar për të ofruar një rrjet të zgjeruar destinacionesh. Kompania vazhdon të investojë në flotën dhe shërbimet e saj, një përvojë udhëtimi të sigurt, komod e cilësor.
Rezan Tufa Drejtor i Shitjeve dhe i Marketingut:Air Albania po zgjerohet. Ne jemi të përkushtuar për t’ju ofruar të gjithë pasagjerëve tanë më të mirën e mundshme. Jemi tashmë në 13 destinacione të reja, me 3 avionë. Presim më shumë lajme nga Air Albania, gjithmonë me fokusin për pasagjerët tanë. Ky fluturim i ri i Gjenevës shtohet për të gjithë pasagjerët shqiptarë për të krijuar kujtime të reja në këtë destinacion të ri.