Ballina Shqiperia ime Aeroporti i Gjirokastrës, gati në 2025

Aeroporti i Gjirokastrës, gati në 2025

Aeroporti i Gjirokastrës pritet të hapet në vitin 2025 dhe do të jetë në shërbim të avionëve të vegjël, që përshkojnë distanca të shkurtra.

Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, Odise Kote, deklaroi se rikthimi në punë i këtij aeroporti do të ndikojë më tej në zhvillimin e turizmit në këtë zonë të Shqipërisë dhe do të sjellë turistë më cilësorë, që shpenzojnë më tepër.

Ndërsa ekspertja e turizmit, Brunilda Liçaj, deklaroi se, jo vetëm aeroportet, por të gjitha investimet në infrastrukturë ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit.

I ndërtuar në vitin 1924, sot aerodromi i Gjirokastrës funksionon vetëm për aktivitete sportive. Riaktivizimi i tij do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve, jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në bregdetin e jugut.

Investimi në Aerodromin e Gjirokastrës që përfshihet tek aeroportët e vegjël, ka një vlerë investimi prej 50 milionë euro.

 SCAN