Adriatik Lapaj ka shpjeguar në një reagim në Facebook arsyen pse vendosi babanë e tij Ferman Lapaj, si kandidatin për deputet në listën e mbyllur, duke kryesuar në qarkun e Beratit.
Sipas Lapajt, listat e mbyllura të koalicionit “Nisma – Shqipëria Bëhet” janë të përbëra nga prindërit dhe familjarë të kandidatëve si garanci për listat e hapura, në të cilat garojnë emrat kryesorë si vetë ai, por edhe Endri Shabani e Pano Soko.
Të gjithë anëtarët e kryesive të koalicionit tonë garojnë në listë të hapur, përfshirë dhe kryetarët. Lista e hapur do të thotë që nuk ka rëndësi renditja e kandidatit. Në fund renditja do të bëhet sipas votave që merr secili.”, sqaron më tej Adriatik Lapaj.