Gjykata franceze shpall fajtore dhe dënin me katër vite heqje lirie lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, në lidhje me akuzat për abuzim me fondet e BE.
Le Pen i është ndaluar të kandidojë për presidente në vitin 2027.
Vendimi ishte një tërmet politik për Le Pen, udhëheqësen e partisë së ekstremit të djathtë, e cila kishte shpresuar të zhvillonte një fushatë të katërt për t’u bërë presidente e Francës.
Le Pen, 56 vjeç, tha para vendimit se çdo ndalim i menjëhershëm për të kandiduar për zgjedhje do të ishte si një “dënim me vdekje politike” dhe se gjyqtarët kishin “fuqinë e jetës ose të vdekjes” mbi partinë e saj. Pritet që ndaj vendimit të ketë menjëherë një apelim.
Gjykatësit i dhanë Le Pen një ndalim pesë-vjeçar për të kandiduar për poste publike me dispozitën e shtuar që do të hynte në fuqi menjëherë.
Le Pen dhe 24 anëtarë të partisë, duke përfshirë nëntë ish-deputetë të Parlamentit Evropian dhe 12 asistentët e tyre parlamentar, u shpallën fajtorë për një skemë të madhe gjatë shumë viteve për përvetësimin e fondeve të Parlamentit Evropian, duke përdorur paratë e destinuara për asistentët e Parlamentit Evropian për të paguar në vend të tyre punonjësit e partisë në Francë.