Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në një konferencë për mediat ndaj akuzave për moshën e tij, duke e quajtur një avantazh të çmuar në fushatë. “Mosha ime është një aset i paçmuar, pasi kam eksperiencën dhe njohuritë e nevojshme për të transformuar Shqipërinë. E ftoj Ramën në debat, ta shohim se kush ka shenja të rrjedhjes,” deklaroi Berisha.
Ai ka theksuar se ka dhënë prova të qarta për përmirësimin e kushteve ekonomike, duke përmendur dyfishimin e pagave dhe rritjen e pensioneve gjatë mandatit të tij. Sipas Berishës, programi i tij synon zhdukjen e varfërisë ekstreme dhe transformimin e Shqipërisë për një periudhë të shkurtër, duke krahasuar realizimet e tij me punët e papërfunduara të qeverisë aktuale.
Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat: E ftoj Ramën në debat, ta shohim se kush ka shenja të rrjedhjes. Mosha ime është avantazh, pasi kam eksperiencë të çmuar. Do transformoj Shqipërinë për 100 ditë. Unë kam dyfishuar rrogat e gjithë administratës, kam rritur pensionet, unë pra kam dhënë prova se mund të rris paga e pensione. Unë nuk eci drejt të panjohurës, por po eci drejt një rruge të njohur, që do ta bëj dhe më mirë tani. Familjet e varfra janë 5-fishuar. Me këtë program ne e zhdukim varfërinë ekstreme dhe eksperienca më lejon ta bëj këtë gjë. Këta një rrugë të vogël kanë bërë Elbasan-Librazhd, ndërsa ne bëmë autostrada të tëra.