Ballina Shqiperia ime Berisha sulmon Ramën në konferencën e PPE në Valencia

Berisha sulmon Ramën në konferencën e PPE në Valencia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) që u zhvillua në Valencia, Spanjë.Gjatë fjalës së tij, Berisha quajti kryeministrin Edi Rama ‘narkodiktator’, ndërsa foli për mbylljen e  TikTok, arrestimin e opozitarëve, çështjen ‘Beleri’ dhe atë ‘McGonigal’.

Fjala e plotë e Berishës:

Z. President Weber, zonja dhe zotërinj, së pari dëshiroj të falënderoj ju, z. President, dhe presidentët e EPP për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike të Shqipërisë me një rezolutë shumë të vlefshme në mbështetje të kauzave të saj të drejta. Por dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj gjithashtu presidentin e IDU, Stefan Harper, dhe presidentin e CDI, Andres Pastrana, për të njëjtën mbështetje që kanë treguar ndaj Partisë Demokratike dhe kauzave të saj.

Dua të falënderoj gjithashtu miqtë nga CDU, Elmar Brok, Peter Beyer, Doris Pack, miqtë nga Forza Italia në Itali, Battilocchio, Erika Mazzetti, etj., të cilët kanë qenë pranë nesh në disa ditë të vështira.

Zonja dhe zotërinj, Shqipëria sot është shteti i parë dhe i vetëm narkoshtet në Europë, ku gjithë pushtetet janë në dorën e një njeriu të vetëm. Siç kanë vërejtur edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, përmes një industrie mafioze të blerjes së votës dhe një makinerie masive intimidimi, ai ka vënë nën kontroll të plotë vullnetin e qytetarëve dhe ka kthyer zgjedhjet në një fasadë.

Kryeministri, i cili shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe kryen plaçkitje, sillet në vend si një diktator i mirëfilltë. Ai kontrollon të gjithë ekonominë. Kontrollon të gjithë median. Në fund, ai bllokoi TikTok-un, duke e bërë vendin të duket njësoj me Kabulin dhe Teheranin.

Si Zayed i Tunizisë, në vit elektoral, ai zgjodhi të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës, vetëm sepse ishin kundërshtarë politikë – dhe pa asnjë, asnjë, asnjë provë kriminale. Ai u mori mandatin drejtuesve të opozitës. U mori mandatin kryetarëve të bashkive të opozitës, siç është rasti i Fredi Belerit, i cili sot është eurodeputet, sepse arsyeja e vetme ishte që Beleri nuk pranoi t’i jepte tokën që nuk i përket familjes Rama.

Zonja dhe zotërinj, përveç kësaj, diktatori tiranik, narkodiktatori, ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, që të punonte kundër opozitës shqiptare. I dha atij 225,000 dollarë, por ju siguroj që nuk ishte i vetmi që u ble kundër opozitës. Dokumente, mijëra dokumente nga vende partnere, provojnë sot se shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët në vendin tim.