Ballina Shqiperia ime 28 vjeçari nga Fieri arrestohet në postë duke marre nje pako me...

28 vjeçari nga Fieri arrestohet në postë duke marre nje pako me dr*ge

Një 28 vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi u kap në flagrancë  në një degë postare duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA.

Pakoja kishte brenda një sasi prej 135 gram cannabis sativa me përqindje të lartë TCH.“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa 3”.    
Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier.  

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare duke marrë një pako me rreth 135 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA’ informoi sot policia e Tiranës.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.