Ballina Shqiperia ime GJKKO lë në burg Veliajn/ Nga kontrollet te dëshmitë dhe sekuestrimi i...

GJKKO lë në burg Veliajn/ Nga kontrollet te dëshmitë dhe sekuestrimi i celularëve, SPAK informon për hetimet 2-mujore ndaj kryebashkiakut

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të GJKKO për çështjen e kryetarit të Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë seancës, gjykata u njoh me informacionin dy mujor dhe hetimor të kryera nga SPAK. Sipas Prokurorisë së Posaçme, në këto momente janë realizuar 114 hetimore, duke përfshirë kontrollin e celularëve të sekuestruar si dhe marrjen e dëshmisë.

Sa i përket masës së sigurisë, nuk ka patur ndryshim — Veliaj do vazhdojë të qëndrojë në masën e arrestit me burg.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK kanë kërkuar që masa e sigurisë “arrest me burg” të vazhdojë. Ndërsa, avokatët kanë kërkuar që masa e sigurisë  të shuhet.