Ballina Shqiperia ime Kush është , artizani i ‘tavanit’ në Krujë qe u kthye në...

Kush është , artizani i ‘tavanit’ në Krujë qe u kthye në personazhin e ditës nga reagimi gjatë deklaratës së Berishës

Një ditë më parë, një reagim spontan e ktheu Ndriçim Gunin në personazhin më të komentuar të ditës. Por sot, ashtu si çdo ditë, ai vijon punën e tij, në zemër të Pazarit historik të Krujës, aty ku proceset e qeleshpunuesit janë më domethënëse se çdo status në internet. Ndriçim Guni “Po punove, jeton dhe jeton mirë. Po situata është e vështirë, konkurrenca është e pandershme, sepse po shiten punime kineze si punë dore.” Nuk i pëlqen të flasë për momentin që e bëri të njohur në rrjet, sepse për të, puna është jeta. Në dyqanin e tij hyjnë e dalin turistë që ndalen të magjepsur nga mjeshtëria me të cilën formohen qeleshet, një proces që kërkon durim, përkushtim dhe dashuri. turist i huaj “Është fantastike të shohësh si bëhen qeleshet me dorë. Më bën përshtypje fakti që kjo trashëgohet tek brezat e rinj.” Në këtë punishte të vogël punon edhe i biri, Ardiani, që e ka trashëguar zanatin nga gjyshi. Prej brezash, qeleshja është simbol i identitetit dhe trashëgimisë.

T/CH