Ballina Shqiperia ime Berisha shfaqet ndryshe, vesh kapelen me numrin 1

Berisha shfaqet ndryshe, vesh kapelen me numrin 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi këtë të premte qytetin e Kamzës, ku prezantoi kandidatët për deputetë të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë dalje publike, Berisha dha sinjale të qarta për një rifreskim të imazhit të tij politik, duke reflektuar qasjen e re të këshilltarit amerikan Chris LaCivita. Në përpjekje për të tejkaluar perceptimin e një figure të vjetër politike, ai u shfaq ndryshe nga zakonisht: me një kapele të zezë që mbante të qepur numrin 1 – numri me të cilin PD-ASHM garon në fletën e votimit.

Kjo ishte hera e parë që Berisha zgjodhi një simbolikë të tillë në një tubim elektoral, një lëvizje që synon të rigjallërojë energjinë brenda elektoratit demokrat.