Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ku disa persona në makinë kanë qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.2 prej të plagosurve në gjendje të rëndë tek Trauma.
Mesohet se personi i plagosur është ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës. Dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër.