Ballina Shqiperia ime E pl*gos se e parakaloi me makinë, arrestohet një person ,3 të...

E pl*gos se e parakaloi me makinë, arrestohet një person ,3 të tjerë procedohen

Një konflikt i çastit ka përfunduar me një të plagosur në Milot, këtë të mërkurë, rreth orës 14:55.

Ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një parakalimi të gabuar në rrugë, që më pas degjeneroi në përplasje fizike. Të përfshirë në sherr janë vëllezërit Elio dhe Klaudio Kola, si dhe kushëriri i tyre Gerardo Kola, të tre banues në Milot, dhe Arber Aliu, 30 vjeç, nga Malbardha.





Gjatë përplasjes, Aliu mbeti i plagosur me mjet prerës në brinjën e majtë dhe u dërgua në spital. Mjekët bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi Klaudio Kolën, i dyshuar për plagosjen dhe dëmtimin e automjetit të Aliut.

Ky i fundit po procedohet penalisht për deklarim të rremë, ndërsa Elio dhe Gerardo Kola janë në hetim në gjendje të lirë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.