Një incident ka ndodhur në seancën gjyqësore të dosjes “Plumbi i Artë”.Avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, pretendoi se u kërcënua nga i penduari Nuredin Dumani, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Avokati braktisi seancën, duke thënë me zë të lartë “Nuk toleroj mua të më kërcënojë dikush në sallë dhe prokurori të mos reagojë. Nuk mund të më bëjë ai presion mua. Nuk dëgjoj unë atë të më thotë “të fus në listë, je në ofertë”.Gjykata urdhëroi punonjësit e policisë të largojnë nga salla të penduarin dhe ndërpreu seancën për pak minuta.