Ballina Shqiperia ime Gjykata Fier lë në b*rg 29-vjeçaren e perfshire ne pl*gosjen me a*me...

Gjykata Fier lë në b*rg 29-vjeçaren e perfshire ne pl*gosjen me a*me te ish bashkeshortit

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Melisa Belulin, 29-vjeçaren e përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 janar pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi” në Fier.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Alfred Konomi, prokurorja Elona Gixhari dhe avokatja Anisa Varfi.

Melisa Beluli u shpall në kërkim pas incidentit, ku i dashuri i saj, Klement Beqaj, plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj, me të cilin ajo kishte edhe një fëmijë.

Pas disa javësh në arrati, 29-vjeçarja u arrestua dhe tashmë është transferuar në burgun e Pogradecit.

Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për masën e sigurisë, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.