Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy”. Kryeministri e nisi fjalën me Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 Maj, teksa tha se Tirana do të jetë epiqendra e Evropës, ku do të mikpresë liderë nga i gjithë kontinenti, mes të cilëve edhe kancelarin e ri gjerman.
Nga Kievi, në Madrid e Lisbonë. Plus sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, presidenten e KE, patjetër edhe drejtuesit dhe presidentët e bankave zhvillimore të Evropës, presidenten e FMN, që do të jenë të tërë në Tiranë më 16 Maj. Tirana do jetë epiqendra e politikës evropiane edhe njëherë tjetër deri në një moment historik për Evropën.
Ku Evropa duhet të japë disa pyetje me sigurinë, rritjen ekonomike, luftën kundër rritjes së pabarazisë, lidhur me mjetet për zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës. Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri, ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati edhe kancelari i ri i Gjermanisë.
Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës. Nga ana tjetër do të jetë tjetër promovim i Shqipërisë si destinacion, i forcimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare“,tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama foli edhe për zarfet e para që kanë marrë votuesit në diasporë. Kreu i qeverisë tha se jemi në fazën e jetësimit të një premtimi që kanë dhënë.
“Tanimë jemi në fazën e jetësimit të një zotërimi të hershëm që kam marrë para jush për të mundësuar votën e emigrantëve, të shqiptarëve të Evropës dhe mbarë botës, dhe jetësimi po ndodh. Zarfet e KQZ po shpërndahen.
Mesa kam parë procedura është thjeshtë dhe standarte. Duhet parë me vëmendje udhëzimi i KQZ, kini parasysh se vendoset. Në ditën e sotme në këtë moment historik duhet të jeni shumicë përtej shumicës së PS për të realizuar më tej negociatat. Më pas sipas dëshirës edhe një preferencë të vetme në të gjithë listën e emrave siopas qarqeve.
Ne kemi ndërtuar një sistem ku secili voton në qarkun e vet. Instagrami po bërtet nga mungesa e vëmendjes…Nuk dua t’i shqetësoj shumë miqtë e instagramit se janë më kullera dhe e kanë pak më ndryshe kodin e komunikimit, megjithëse te të sharat janë më të hidhur. Pra, me shumë kujdes udhëzimin e KQZ.”, tha Rama.