Ballina Shqiperia ime Mbërrijnë në Shqipëri disa nga fletët e para të votimit për zgjedhjet...

Mbërrijnë në Shqipëri disa nga fletët e para të votimit për zgjedhjet e 11 majit

Në Shqipëri kanë mbërritur disa nga fletët e para të votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas burimeve një pjesë e fletëve janë tashmë në territorin shqiptar dhe po kalojnë përpunimin në sistemin postar.
Ndërkohë, fletët e tjera ndodhen ende në qendrën e përpunimit në Leipzig të Gjermanisë, nga ku pritet të nisen drejt vendit tonë.

Avioni me dërgesat do të mbërrijë nesër në orën 17:25 në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa pas përfundimit të procedurave dhe transportit, kutitë me fletët e votimit pritet të mbërrijnë rreth orës 19:00 në Parkun Olimpik në Tiranë