Ballina Shqiperia ime GJKKO denon me 3 vjet burg,Lefter Kokën

GJKKO denon me 3 vjet burg,Lefter Kokën

GJKKO shpall vendimin për të pandehurit e inceneratorit të Tiranës,.

Dënohet me 3 vite burg Lefter Koka

Lefter Kokën – 3 vite burg, i zbret 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në fund vendoset shuarja e masës. Pa të drejtë funksionesh publike për 5 vite

Bledar Karoli – 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike, shuarje mase arresti në burg.

Taulant Tushe – 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike. Shuarje e masës së sigurimit arrest në burg.

Jetmir Llapaj – I pafajshëm

Namik Simixhiu – 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite. Shuarje të masës së arrestit dhe heqje e të drejtës për funksione të publike

Valbona Ballgjini – 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove sa dyfishi i mbetur i pjesës së shlyerjes së dënimit, 5 vite pa funksione publike.

Sidita Kopliku – 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar në 1 vit burg, i cili konvertohet në punë në të mirë publike. 5 vite pa të drejtë funksionesh publike.

Fatjon Murati – 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2. vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.