Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 34 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Sh. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Xh. K., 50 vjeç, banues në fshatin Strum dhe A. D., 28 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. M., 43 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj, 9 vjeçe.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Mërtish, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kallëzoi shtetasi F. A., 60 vjeç, banues në fshatin Rromës, se i kanë vjedhur në banesë, vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.