Kryeministri Edi Rama, në serinë “Sy m’sy” ka deklaruar se nuk ekziston asnjë shans që opozita të fitojë nmë 11 maj, realitet ky që mbështetet sipas tij edhe nga të gjitha sondazhet e kryera nga mediat në vend.
“Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën jo para, se kjo nuk ndodh, por as afër nesh sa të flitet për një rikthim imagjinar. Puna e tyre ka marrë fund. Është vetëm historia e tyre që besojnë ende tek këneta. E atyre që besuan nga Primaret dhe në fund më shumë nxori Big Brother kandidatë se këneta”, tha Rama.