Kandidati i PS per Qarkun Fier ne liste te hapur , Ramion Kurti ne vijim te turit elektoral eshte ndalur me banoret e komunitetit Rom ne Njesine Qender
Kandidati i PS Ramion Kurti i ka kushtuar vemendje ketij komuniteti duke e vleresuar kete kategori si pjese e pandashme e ketij qyteti . Kurti ka degjuar banoret per shqetesimet dhe problemet e perditshme duke percjelle edhe rrugen e zgjidhjes

Kete takim Kandidati I PS Ramion Kurti e ka postuar edhe ne profilin e tij ne rrjetet sociale:
Postimi i Ramion Kurtit
Me komunitetin Rom në Njësinë Qendër
Diskutuam si miq të mirë dhe ndamë hallet si një familje e madhe. Ishte frymëzuese të dëgjoja zërat tuaj dhe idetë e shkëlqyera që ndamë së bashku. Jam i bindur që duke punuar së bashku, mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme dhe të sigurojmë që zëri ynë të dëgjohet.
Ashtu sikurse ju thashë, unë do të angazhohem personalisht me çështjet që diskutuam dhe do të punoj për të sjellë më shumë investime dhe mundësi në jetën tuaj.
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen që më dhatë mua dhe PS
Faleminderit për zemrën e hapur!