Ballina Shqiperia ime Reagon Berisha pas arrestimit nga policia te nje shtetasi për blerje vote...

Reagon Berisha pas arrestimit nga policia te nje shtetasi për blerje vote ne Lushnje

Policia ka njoftuar ditën e sotme se një person është arrestuar në Lushnje nën dyshimin për blerje vote.Mbi ngjarjen ka reaguar edhe kreu i PD Sali Berisha, i cili në një konferencë për mediat u shpreh se një rast i tillë është simulim. 
Ai ka shtuar se nëse një rast i tillë është i vërtetë, personi përgjegjës do të përjashtohet urgjentisht nga partia, si agjent i SHIK dhe policisë kombëtare

“Të garantoj që kjo është si rasti i Belerit, janë simulime sepse është e tëra e organizuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu, kategoria e provokatorëve që e dinë që fluturojnë atje ku e meritojnë pas datës 11 maj dhe sapo të mësohet emri i personit që paska marrë pjesë do të përjashtohet nga PD si agjent i SHIK dhe policisë kombëtare, nëse e ka bërë”, tha ai.