Këtë të hënë, janë nisur fletët e votimit për zgjedhësit jashtë vendit të qarkut Dibër dhe Berat.Kështu nis dërgimi i dokumentacionit zgjedhor me postë. Përgjatë ditëve në vijim, operatori i shërbimit postar do të dërgojë fletët e votimit që administrata ka bërë gati.
Brenda çdo zarfi, ndodhet zarfi KQZ-së me fletën e votimit brenda, e cila është e vulosur. Po ashtu, brenda zarfit ndodhet një udhëzues se si qytetarët do të votojnë, si dhe një listë me kontaktet e korrierëve që mund të thërrasin pasi të kenë kryer procesin e votimit.
Këto janë zgjedhjet ku për herë të parë u jepet mundësi të votojnë shtetasit shqiptarë jashtë territorit të Shqipërisë dhe që në këtë proces janë regjistruar rreth 250 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.