Ballina Shqiperia ime C’fare ka ndodhur ne 24 oret e fundit ne FIER, njoftim i...

C’fare ka ndodhur ne 24 oret e fundit ne FIER, njoftim i policise

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. L., 65 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-B. Ç., 48 vjeç, banues në Lushnjë pasi motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M., 38 vjeç;
-A. B., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin B. M., 26 vjeç, banues në Fier, pasi ka vjedhur vegla pune të ndryshme, në banesën e shtetasit A. P., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.