Ballina Shqiperia ime Kryeqyteti turk mbulohet nga bora ne keto dite prilli

Kryeqyteti turk mbulohet nga bora ne keto dite prilli

Edhe pse është pothuajse gjysma e prillit, kryeqyteti turk Ankara është mbuluar nga bora.

Gazetari turk Ragip Soylu ka postuar një video nga Ankaraja me mbishkrimin: “Po bie borë në Ankara në mes të prillit”.
Bëhet e ditur se meteorologët kanë paralajmëruar për reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.

Guvernatori i Ankarasë Vasip Sahin njoftoi se të gjitha institucionet arsimore në kryeqytetin turk do të mbyllen për shkak të motit të keq të pritshëm.
Sipas postimit të tij në rrjetet sociale, parashikimet tregonin se bora do të fillojë të bjerë në orët e para të mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në mesditë, me akumulime të mundshme deri në 15 centimetra në disa pjesë të qytetit.

Parashikohen gjithashtu erëra me shpejtësi 40 deri në 60 kilometra në orë.

“Për të mbrojtur fëmijët tanë nga kushtet e pafavorshme, është vendosur që të pezullohet mësimi në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private, si dhe në të gjitha qendrat arsimore nën juridiksionin e guvernatorit tonë”, tha Sahin