Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Dimal, në afërsi të Urës së Moravës.Rreth orës 06 :30, 50-vjeçari Eduart Ismaili ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip Benz A Class kur ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte.
Për pasojë, mjeti ka dalë jashtë rrugës dhe ka përfunduar në kanalin në anë të saj.Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti është shkatërruar totalisht duke bërë që të kërkohet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarin nga mjeti.
Eduart Ismaili është transportuar menjëherë drejt Spitalin Rajonal të Beratit për trajtim mjekësor, por pa mundur t’u shpetoje plageve te marra.
“Informacion paraprak/Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë disa minuta më parë, mbi aksidentin në fshatin Moravë, njoftojmë se si pasojë e aksidentit, shtetasi E. I. humbi jetën, në spital. Ndërkaq, shtetasi F. P. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”,njoftoi policia e Beratit.