Ballina Shqiperia ime Dimri “pushton” gjith vendin ,ulen temperaturat ,ne veri vijojnë reshjet e borës

Dimri “pushton” gjith vendin ,ulen temperaturat ,ne veri vijojnë reshjet e borës

Vijojnë reshjet e dëborës në të gjithë rajonin verilindor përfshire edhe qytetin e Kukësit. Në zonat malore që shtrihen mbi 400 metra mbi nivelin e detit trashësia e dëborës vijon nga 5 në 10 cm.

Në Rrugën e Kombit nuk ka shtresa dëbore pasi mjetet borëpastruese e kanë mbajtur nën monitorim dhe kanë operuar me hedhjen e kripës në trasenë e saj nga Repsi në Morinë. Edhe akset e tjera nacionale nuk kanë probleme për momentin, por në orët në vijim pritet rënie e ndjeshme e temperatura çka mund të sjellin ngrica e shtresa akulli në rrugë.

Kompanitë sipërmarrëse dhe bashkitë respektive kanë në terren mjete borëpastruese e mjete të tjera për t’i mbajtur rrugët në qarkullim të plotë për mjetet. Pavarësisht erës së fortë dhe stuhive të dëborës furnizimi me energji elektrike vijon normalisht dhe pandërprerë në të gjithë qarkun e Kukësit përjashtuar vetëm lagjes Trull në njësinë administrative Surroj Kukës për shkak të djegës së transformatorit. Aktualisht po punohet nga punonjësit e OSHEE për zëvendësimin e tij dhe rikthimin e energjisë elektrike edhe në këtë lagje.