Ballina Bota Zjarri katastrofik në klub/ Arrestohen organizatorët e festës

Zjarri katastrofik në klub/ Arrestohen organizatorët e festës

Institucionet zyrtare kanë konfirmuar se 51 persona kanë humbur jetën nga zjarri katastrofik që mbrëmë përfshiu diskotekën Pulse në Koçan.

Policia ka ndaluar disa persona të lidhur me organizimin e festës, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësisë, sipas medias vendase.

Ministri i Brendshëm ka paralajmëruar një konferencë për media në orën 9 të mëngjesit, në të cilën priten më shumë detaje për tragjedinë.