Ballina Shqiperia ime Apeli i GJKKO vendos: Erion Veliaj, person me rrezikshmëri të lartë, të...

Apeli i GJKKO vendos: Erion Veliaj, person me rrezikshmëri të lartë, të mbyllet në qeli!


Pas dy seancash maratonë, Gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi, vendosi të miratojë vendimin e Shkallës së Parë të Erjon Banit, duke urdhëruar vijimin e qëndrimit në burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Sipas gjykatës, Veliaj duhet të qëndrojë në masën e “arrestit në burg”, për shkak të dyshimeve për dy akuzave të rënda siç është ajo “Korrupsionit pasiv e funksionarëve të zgjedhur” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.Veliaj kërkoi një masë më të lehtë sigurie se ajo e “arrestit në burg”, duke vënë në dispozicion të gjykatës një garanci pasurore.

Ndërsa sot kjo kërkesë e kryebashkiakut të Tiranës, nuk u pranua nga gjyqtari, Engert Pëllumbi, i cili njëkohësisht vendosi të ndryshojë lirimin nga burgu të biznesmenit Elman Abule duke e lënë në arrest shtëpie, i cili akuzohet nga SPAK për “Korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të zgjedhur” dhe “Pastrit të produkteve të veprës penale”.

Edhe Abule njësoj si Veliaj, kërkoi zbutjen e masës së sigurisë kundrejt një garancie pasurore

Gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi të lerë të paprekur masat detyrim për paraqitje për 3 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha, të akuzuar për “Korrupsion pasiv ndaj funksjonarëve publikë”.

Ndërkohë masën e sigurisë të vendosur në shkallën e parë, nuk e ka ankimuar në Shkallën e Dytë të gjyqësorit, Ajola Xoxa dhe dy biznesmenët Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi.

Kryebashkiaku Veliaj mbahet në qeli që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

Në seancën e dy ditëve më parë, dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, paraqitën si prova të reja disa përgjime ambjentale dhe telefonike, ku tregonin se Erjon Veliaj po intimidon përmes sulmeve mediatike njerëzit e Drejtësisë që kanë dosjen e tij penale.