Edi Rama: Jam i mërzitur. Kishin lënë një gjel deti Peqini jashtë dhe Kujtim Gjuzin në det të hapur. Por për këtë do të flas më vonë. Për Kujtimin u mërzita shumë sepse është i vetmi përfaqësues dinjitoz i Shqipërisë madhështore.
Edi Rama: Lista e mbyllur e PD është skuadra vip e Kënetës. Aty mungon Kujtim Gjuzi, që po keqpërdoret në mënyrë brutale. Ai është i vetmi që do e kishte merituar të ishte në listën e mbyllur. Për atë nivel që ka këneta, do e meritonte Gjuzi.
I madhi Dashnor Sula, që nuk ka bërë gjë pa bërë që të jetë në listë të mbyllur, në fund u arratis te Shqipëria bëhet. Dash Sula është gjel deti i Peqinit dhe nuk pajtohet dot këneta me të, është tip i veçantë, gjel deti, por shumë i veçantë.