Drejtuesi politik i Vlorës në PS, Bledi Çuçi ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në këtë qark për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas listës së lexuar nga Çuçi, 3 deputetë aktualë të qarkut, Pranvera Resulaj, Anila Denaj, Fation Veizaj dhe Anduel Tahiraj nuk do të jenë më pjesë e parlamentit në radhët e PS.
Çuçi: Po e filloj nga lista e hapur, lista është konceptuar gjithëpërfshirëse. Për rajonin e Sarandës i pari është Vasil Llajo në listë, i dyti është Ardit Bido, i treti është Gjergji Mërkuri dhe e katërta në listë është Ina Majko.
I pesti dhe tani kalojmë në rajonin e Vlorës është Vullnet Sinaj, deputeti aktual i Vlorës. E gjashta në listë është Evis Allushi. I shtati në listë është Klevis Kaso, nënkryetari i bashkisë së Vlorës. E teta është Brunilda Mersini. E nënta është Briseida Çakëri. E dhjeta është Mjaftesa Sulaj, Endi Spaho, Damian Gjiknuri në listën e hapur.
Në listën e mbyllur jam unë, është Zamira Sina, Eriona Ismaili, Pirro Vengu.