Ballina Aktualitet “Më 11 maj, Shqipëria përtej të majtës dhe të djathtës”/ Rama: Votë...

“Më 11 maj, Shqipëria përtej të majtës dhe të djathtës”/ Rama: Votë për integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj, Shqipëria më shumë se kurrë, duhet të jetë përtej të majtës dhe të djathtës.

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Rama u shpreh se çdo shqiptar duhet të votojë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Më 11 maj, Shqipëria është më shumë se kurrë përtej të majtës dhe të djathtës, më 11 maj, çdo shqiptar e shqiptare, duhet të shkojë të votojë, por të votojë për të mos humbur asnjë sekondë në procesin e negociateve me BE. Është hera e parë ku fjalitë standarde, ju duam në BE, perspektiva juaj ështëBE, janë të përputhura me vullnetin e BE. Është hapur një dritare mundësie. Për herë të parë, vota e shqiptarëve është edhe gjeopolitike, në funksion të Shqipërisë. Ne na duhet unitet, na duhet bashkim përtej partive, na duhet lidership, na duhet qëndrueshmëri. Kjo dritare e hapur mundësie, mund të mbyllet dhe mund të kthehemi prapë te avazi. Ky është momenti. Kemi një kalendar që është më ambiciozi në historinë e integrimit, duhet të bëjmë një punë 24 orë në 24 orë. Të gjitha afatet janë të ngushta dhe të përcaktuara. Nuk është një derë e hapur, është një dritare e hapur. Mos ta neglizhojë askush”, theksoi ai