Ballina Shqiperia ime Balluku uron 8 Marsin  per grate e punesuara ne energjitike

Balluku uron 8 Marsin  per grate e punesuara ne energjitike

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë uroi sot festën e 8 Marsit, me zërin e grave që janë pjesë e sektorit energjetik shqiptar.Balluku ndau në rrjetet sociale një video me mesazhe nga gratë e punësuara në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) të cilat japin kontributin e tyre çdo ditë në një nga sektorët tanë më të rëndësishëm.

Kjo është një dëshmi e forcës, sakrificës dhe angazhimit në rrugën e zhvillimit të vendit”, shprehet Balluku.

Adele Hajdaraj, shefe e shërbimit dhe personelit në HEC Fierza, thotë se “energjia që ndriçon botën nis nga forca dhe dashuria e gruas”.

Ndërsa Fabjana Kurmekaj specialiste kimiste në HEC-in e Fierzës, citon se, “ashtu si ruajmë stabilitetin e sistemit energjetik, gratë ruajnë ekuilibrin midis familjes dhe shoqërisë”.

Sipas Angjelina Tanushit, punonjëse në reparti elektrik në HEC Vau i Dejës, “gratë janë si dielli për ne, na japin dritë ngrohtësi dhe jetë”.

Albina Paluku, sektori i shërbime dhe personalit në HEC Vau i Dejës, shprehet se, “ne sigurojmë energji për vendin, por gratë janë ato që i japin dritë jetës”.

Vjollca Tanushi reparti teknik në HEC Vau i Dejës, thotë se, “gratë janë si rrjeti ynë energjetik, fuqizojnë çdo aspekt të jetës”.

File Bacaj nga reparti elektrik i HEC Vau i Dejës, thekson se, “gratë janë burimi më i fuqishëm i jetës”.

Ndërsa Valbona Hoti nga reparti hidroteknik i HEC Vau i Dejës, thotë se “ashtu si hidrocentralet gjenerojnë energji, gratë gjenerojnë forcë dhe dritë çdo ditë”.

Sipas Marije Rorlbanit, remontiere në HEC in e Komanit, “grate janë si një turbinë e palodhur e fuqishme dhe jetike”.

Vjollca Agia reparti elektrik HEC i Komanit, thotë se “në çdo transformator të jetës gruaja është një fuqi e së vërtetës”.

Valbona Lleshi remontiere në HEC-in e Komanit shprehet se, “një botë pa gra do të ishte si një sistem pa energji  e pamundur të funksionojë”.

Ndërsa Marije Nika remontiere në HEC e Komanit, thekson se, “ashtu si ne prodhojmë energji çdo ditë ne prodhojmë jetë, dashuri dhe force”.

Franga Kola reparti hidroteknik HEC i Komanit, tha se, “pa gratë as jeta dhe as energjia nuk do të ndiçonte njësoj”.

https://www.facebook.com/share/v/1U9XAJX9uL/?mibextid=wwXIfr