Ballina Aktualitet Berisha zbulon nese Partia e Ilir Metes do të jetë pjesë e...

Berisha zbulon nese Partia e Ilir Metes do të jetë pjesë e garës për qarkun e Fierit

Kryetari i PD Sali Berisha ka deklaruar se Ilir Meta do të jetë pjesë e listave të sigurta të PD për zgjedhjet e 11 majit. 

I pyetur nga gazetaret nëse Meta do të jetë pjesë e garës në qarkun e Fierit, Berisha u shpreh se janë persona të tjerë ata të cilët po merren me negociatat, por një gjë është e sigurt, që Meta do të jetë pjesë e Parlamentit të ri. 

Sali Berisha: Ilir Meta do të jetë në listat e sigurta të PD dhe koalicionit mbi votat dhe rezultatet elektorale të PL dhe jam i bindur se prania e tij në lista, nxitje për të gjithë shqiptarët që besojnë se një Shqipëri e lirë nuk ekziston me të burgosur politikë dhe që vlerësojnë kontributin e tij në politikë.