Ballina Shqiperia ime Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me babain dhe të vëllanë, përfundon...

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me babain dhe të vëllanë, përfundon në pranga i riu i shpallur në kërkim prej një viti

Policia e Tiranës ka arrestuar 29-vjeçarin M. N., i cili ishte në kërkim për një tentativë vrasjeje të ndodhur në shtator 2024. Ai akuzohet se, në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, ka tentuar të ekzekutojë me armë zjarri kushëririn e tij, E. N.

Operacioni policor i koduar “Lokacioni” u zhvillua nga Komisariati Nr. 3 dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas sigurimit të informacioneve mbi vendndodhjen e të kërkuarit. Pas arrestimit, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzat e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Sipas hetimeve, më 11 shtator 2024, gjatë një konflikti, M. N., së bashku me babanë G. N. dhe vëllanë E. N., kanë tentuar të vrasin kushëririn e tyre me armë zjarri. Dy të afërmit e tij u arrestuan menjëherë pas ngjarjes, ndërsa M. N. ishte në arrati deri në finalizimin e këtij operacioni.

Sakaq, materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.