I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani dhe i arrestuari Agron Qoli janë përplasur sot gjatë seancës në GJKKO. Dumani ka akuzuar Qolin dhe dy vëllezërit e tij Petrit e Festim Qoli se ishin ata organizatorët e vrasjes së Fatmira Dedës, nëna e Ervis Dedës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Durrës në vitin 2013. Ndërsa 1 vit më parë ishte ekzekutuar Ervis Deda. Ditën e krimit, Fatmira Deda ishte kthyer nga varrezat. Autor i krimit, sipas dëshmisë së Dumanit ka qenë Talo Çela dhe porositësi, Festim Qoli. Sipas dosjes së SPAK ky i fundit kishte paguar Nuredin Dumanin 40 mijë euro për të realizuar vrasjen krim për të cilin është pajtuar Talo Çela.
Gjatë seancës këtë të martë, Dumani tha se Agron Qoli, pasi e vrau gruan 60-vjeçare i shkoi në mort dhe i pagoi edhe varrimin, sipas tij me lekët e Festim Qolit.
Nuredin Dumani: Ti ke shku në varrim, të mira do t’i kesh pas, ti i ke pagujt varrimin (Fatmira Dedës) me lekët e Festim Qolit.
Agron Qoli: Mes meje dhe Nuredin Dumanit ka një dallim të madh, ndërkohë që ky i lutej zotit që të vriste ndonjë dhe të merrte ndonjë lek, unë i lutesha zotit që të gjeja punë, të fitoja para për vetën familjen dhe lutesha të mos më lëndohej ndonjë punonjës në punë. Ditën e ngjarjes nuk kam pas lidhje fare me këto që thotë ky. Unë kam qenë në Fushë Krujë, kam qenë ulur per të ngrënë bukë. Më ka marrë komshiu im dhe më thotë që është shtrirë mama e Loshit në tokë ose e kanë vra ose kanë vra veten, nuk e di. I kam thënë lajmëro policinë. Kur jam futur në darkë në garazh, ishte gjithë gjak, edhe qepeni nuk ka qenë ashtu siç e thotë ai…
Nuredin Dumani: ky ka ndërtuar xhami, por me hyp maj minares është rrezik se bie poshtë. Ky ka ngimu njerëz, po ka ndihmu edhe një turk në 2014 të shkonte në fund të detit por sja di emrin atij turkut. Fatmira Deda që ditën 1 kur u gra ervis deda ose losha, ajo bënte përgjegjës të dy vëllezrit Petrit dhe Festim Qoli, për vrasjen e djalit të saj.
Petrit Qoli: Kam 3 faqe hyrje kam, po nuk ju binda qe jam i pafajshem atehere une jam krijesa me e shpifur në gjithë token shqiptare. Gjatë fjalës së tij Petrit Qoli nuk i kurseu akuzat në drejtim të spak, policisë edhe të penduarit të drejtësisë nuredin dumanin.
Petrit Qoli: ditën kur ka dëshmu para jush mos kanë qenë para jusht mos kanë qenë sëmure, ka qene konfuz, ska qene ne rregull. Ne seancat e para syt i shkelqenin, se shpetove nga vdekja apo se fute ne burg njerzit qe urreje, cili nga keto eshte i vertet? Ku ishe ti kur prisje sms nga Agroni?