Ballina Shqiperia ime E perplas makina duke kaluar rrugen , humb jeten 30 vjecari

E perplas makina duke kaluar rrugen , humb jeten 30 vjecari

Një aksident i rëndë është regjistruar para pak minutash në aksin rrugor Kullë-Manëz. Mësohet se një makinë tip “Opel Corsa” ka përplasur një këmbësor. Fatkeqësisht këmbësori ka humbur jetën përshkak të plagëve të marra nga përplasja

Mësohet se viktima me iniciale S. A., është i moshës rreth 30 vjeç dhe aktualisht gjendet në morgun e spitalit rajonal Durrës. Efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar shoferin e mjetit. Ai po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.