Ballina Bota Trump sulmon sërish Zelenskyn: Nuk do paqe, SHBA s’do tolerojë më qëndrimet...

Trump sulmon sërish Zelenskyn: Nuk do paqe, SHBA s’do tolerojë më qëndrimet e tij

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump theksoi se komentet e Zelensky lidhur me mundësinë e arritjet së paqes janë të papranueshme dhe se Amerika nuk do të tolerojë më këtë qëndrim.

Trump komentoi se Zelensky ka bërë një deklaratë të gabuar për sa i përket mundësisë për arritjen e paqes dhe shtoi se Ukraina nuk mund të vazhdojë pa mbështetjen e SHBA-së.

“Ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ka mbështetje nga Amerika,” shkroi Trump, duke sugjeruar se Zelensky mund të ketë dëshiruar të tregojë forcën ndaj Rusisë, por e ka bërë këtë në mënyrë të gabuar.