Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Ish-kryeministri akuzohet për veprën penale të korrupsionit të kryer në bashkëpunim në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Në një prononcim për gazetarët pasi doli nga SPAK ku zbatoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, Berisha u shpreh se në Bruksel do të shkojë për të dhënë shembullin se si betejat për liri nuk humbasin kurrë.
Në Bruksel do të shkoj fitimtar. Letra ka disa vlerësime të qarta se përse është ftuar Sali Berisha në IDU. Do të shkoj për të dhënë lajmin e triumfit të PD nga 11 maji dhe për të dhënë shembullin se si betejat për liri nuk humben kurrë”, tha ai.