Pas numerimit te votave per primaret ne PD ne Qarkun Fier , rezultatet perfundimtare i ka dhene 395 vota kandidatit te PD Roskovec Pelivan BUFI . Ne nje mesazh te tij ne rrjetet sociale Kandidati Pelivan BUFI ka falenderuar te gjithe anetaresine per vleresimin e ne kete proces qe e kane renditur ate,ne listen e 8 fituesve
Eduart Sharka – 795
Luan Baci– 677
Elizabeta Rredhi 492
Saimir Korreshi 477
Gentian Koci 438
Pelivan Bufi – 395
Ilda Dhori- 215
Gentian Cela- 191
Mesazhi i Plote i Kandidatit te PD Roskovec Pelivan BUFI
Faleminderit nga zemra !
Një mirënjohje e thellë për të gjithë demokratët, strukturat dhe komisionerët që më mbështetën në këto zgjedhje paraprake. Angazhimi dhe përkushtimi juaj janë forca që e mbajnë gjallë shpirtin e Partisë Demokratike dhe dëshmojnë edhe një herë se bashkë jemi të pathyeshëm.
Por rruga jonë nuk përfundon këtu !
Beteja jonë finale është në 11 Maj , ku të gjithë së bashku duhet të luftojmë për ta sjellë Partinë Demokratike në pushtet dhe për t’i dhënë vendit një të ardhme më të mirë.
Forca Demokratë ! Fitore në 11 Maj , së bashku bëjmë Ndryshimin .