Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë kapaciteti i instaluar i impianteve të rinj është 255.95 MW, ndërsa së bashku me centralet ekzistues kapaciteti total arrin në 449 MW.
Pjesa më e madhe e impianteve që hynë në prodhim gjatë vitit që shkoi janë të vegjël, me kapacitet 2 MW, por nuk mungojnë as centralet e mëdhënj me fuqi 20 – 100 MW.
Në total, gjatë vitit që shkoi të gjithë burimet diellore prodhuan rreth 489 mijë mWh energji apo 6.25% të sasisë së prodhuar nga të gjitha burimet gjeneruese.
Këto të dhëna tregojnë se pesha e energjisë diellore që prodhohet në vend ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2024, në raport me vitin 2023, duke qenë se një vit më parë zinte gati 1% të energjisë totale, me rreth 80,874 mWh energji të prodhuar.
Ndërkaq, peshën më të madhe e mban Centrali i Karavastasë, që ka prodhuar 53% të energjisë totale diellore, teksa fotovoltaikët në tregun e lirë gjeneruan rreth 32% të totalit.
Rritja e peshës së energjisë diellore ka rëndësi të drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, pasi vendi ynë ka varësi nga burimet hidrike. Aktualisht, sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë numërohen 38 centrale diellore, që janë në prodhim ku 21 prej tyre jane te instaluar ne Qarkun Fier